Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Kamenicë
Menaxhmenti dhe stafi shëndetësor i QKMF në Kamenicë është njoftuar me problemet e paraqitura nga ana e qytetarëve për qasje në shërbimet shëndetësore të kësaj komune.
Me datë 05.12.2019 PRAK ka zhvilluar një punëtori me 5 grupe të qytetarëve të Kamenicës, ku u njoftua me problemet që i pengojnë ata për të marr shërbime shëndetësore cilësore dhe të sigurta.
Pas identifikimit të këtyre problemeve, më 23.12.2019 PRAK ka zhvilluar punëtori edhe me stafin shëndetësor për të parë prespektivën e tyre rreth problemeve të identifikuara nga ana e qytetarëve. Gjithashtu, në këtë punëtori u diskutuan arsyet që i shkaktojnë pengesat e qytetarëve për të marr shërbime shëndetësore dhe mundësitë e zgjidhjes së tyre.
Aktivitetet do të shoqërohen edhe me një analizë të legjislacionit në fushën e shëndetësisë, me theks në të drejtat e pacientëve dhe hulumtimit të burimeve në dispozicion për të parë cilat janë mundësitë e zgjidhjes së problemeve në ofrimin dhe pranimin e shërbimeve shëndetësore cilësore dhe të sigurta.
Këto aktivitete realizohen në kuadër të projektit ''Rrugëtimi i grupeve të cënueshme nëpër shërbime shëndetësore '' realizohet në kuadër të Programit Rajonal mbi Demokracinë Lokale në Ballkanin Perëndimor (Reload) i financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).